AKTUALITET, 22 Maj 2018, 12:52

VIDEO/ Degjeneron mbledhja e komisionit të Ligjeve. Manja-deputetit të PD: Saimir Tahirin po e mbron babai yt

VIDEO/ Degjeneron mbledhja e komisionit të Ligjeve. Manja-deputetit të

Është mbledhur sot Komisioni i Ligjeve ku në rend të ditës është parashikuar të raportojnë Avokatja e Popullit, Erinda Balanca. Ulsi Manja ka dashur ti japë fjalën mes kakofonisë, por ajo s’ka pranuar të flasë pa u vendosur qetësia dhe ma e dëgjuar të gjithë deputetët e pranishëm. Ashtu siç dihet në mbledhjet e komisoneve shkojnë të gjithë deputetët e opozitës dhe kërkojnë që çështja parësore të jetë ajo e ministrit Xhafaj. Kësisoj ka shpërthyer një debat mes Klevis Balliut dhe kryetarit të komisionit të Ligjeve Ulsi Manja. Ky i fundit ka çuditur me deklaratën e tij se babai i Klevisit, botuesi Fahri Balliu është bërë avokat i Saimir Tahirit, kur dihte se Balliu është me bindje të djathta.

Balliu: Ti je bë avokati i Saimir Tahirit e mbrojtje 4 vite

Manja: Pa merak se Tahirin po e mbron babai yt. Shko e pyete se ka takuar edhe ministra socialiste. Është bërë avokat i mirë….Unë s’jam si ato që rri ditën me demokratë e natën me socialiste (thumbon Fahriun)

Aktualisht mbledhja në Komisionin e Ligjeve është ndërprerë

 

Ndiqeni videon tek minuta 14:00