TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka ardhur reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama pas një takimi të gjatë me studentët e Universitetit të Vlorës, ditën e sotme.
Kreu i qeverisë në një postim në Twitter shprehet se ka patur një dialog intensiv në Universitetin Ismail Qemali me shumicën që bashkëbisedon e pakicën që refuzon të dëgjohet.
“Dialog intensiv në Universitetin Ismail Qemali me shumicën që bashkëbisedon,e na jep mundësi të mësojmë më shumë nga hallet e problemet specifike studentëve të çdo dege, dhe me pakicën që flet po refuzon të dëgjojë, duke më thënë kemi frikë se na mbush mendjen. Flm të gjithëve,” shkruan Rama.
Disa studentë zgjodhën të largohen e disa qëndruan aty duke kritikuar kreun e qeverisë.