TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mançester Siti arriti të eliminonte Leisterin nga ‘Carabao Cup’ dhe protagonist abslout ne atë takim ishte portieri i talentuar i Kosovës, Arianet Muriqi që arriti të priste edhe dy penallti duke qenë se takimi u vendos nga ‘Ruleta ruse’.
Për gardianin Muriqi, elozhe ka thurur trajneri i ‘qytetarëve’, Guardiola i cili e konsideron një portier me te ardhme dhe të talentuar. Ai e konsideron edhe si zbulimin e këtij sezoni, ndryshe nga sezoni i kaluar ku mrekullinë e bënte Klaudio Bravo.
“Ne arritëm deri në finale sezonin e kaluar dhe fituam, prandaj do të luajmë edhe për këtë vit. Tani jemi në gjysmëfinale dhe nuk e dimë se si do të shkojë më tej, por më mirë gjysmefinale sesa të eliminoheshim. Ashtu si sezonin e fundit ku i mrekullueshëm ishte Klaudio Bravo, këtë sezon ishte Arianet Muriqi.
Aro ështe shumë i madh, ka shumë reflekse dhe mori vendimet e duhura. Kjo ndeshje ishte një eksperiencë e madhe dhe një hap përpara për të. Është i talentuar, shumë i turpshëm dhe meriton vetëm duartrokitje të mëdha”, u shpreh Guardiola.