TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elseid Hysaj po kalon një nga momentet më të vështira në karrierën e tij që nga koha kur u transferua te Napoli. Përveç se nuk po arrin të jetë një titullar i padiskutueshëm, ai nuk e di ende se të ardhmen e tij për shkak se e kërkojnë disa klube ndërsa te Napoli, thuhet se po i ofrojnë rinovim.
Përveç Çelsit që tashmë dihet, në skenë ka dalë edhe Atletiko Madrid, ndërsa mediat italiane sot raportojnë se ngërç në rinovimin e Hysajt po bëhet vetëm kërkesa e pagës. Mbrojtësi shkodran dhe agjenti i tij, Mario Xhufredi kanë kërkuar një pagë që arrin diku te 3 milionë euro, shifër kjo që drejtuesve të Napolit u duket e ekzagjeruar dhe ofrojnë deri në 2 milionë euro maksimumi.
Megjithatë, edhe nëse nuk rinovon nuk mund të bëhet asgjë pa dhënë një ‘PO’ presidenti De Laurentis pasi mes Napolit dhe Çelsit ka një ‘pakt xhentëlmenësh’ dhe duhet të jepet aprovimi nga De Laurentis, që Çelsi të marrë Hysajn. Janari pritet të jetë i mbushur me tratativa për shkodranin.