AKTUALITET, 19 Dhjetor 2018, 13:34

Vendimi i studentëve: Protestë deri të premten, aksioni vijon në janar

Vendimi i studentëve: Protestë deri të premten, aksioni vijon

Studentët kanë marshuar edhe këtë të mërkurë në drejtim të Kryeministrisë.

Në ditën e gjashtëmbëdhjetë të protestës, studentët kanë nënshkruar një peticion sipas të cilit vendosin që të bojkotojnë auditoret deri në plotësimin e kërkesave.

Ata kanë vendosur që protestat të zgjasin deri të premten dhe më pas të vijojnë edhe pas pushimeve.

Peticioni u nënshkrua nga studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të cilët kanë kërkuar gjithashtu që të rrëzohet ligji i Arsimit të Lartë.

Ndërsa studentët e Fakultetit të Gjeologjisë, pas takimit që zhvilluan vendosën që ditën e sotme të mos bllokojnë rrugët.