AKTUALITET, 19 Dhjetor 2018, 13:47

Aksident në Bajram Curri, humb jetën fëmija

Aksident në Bajram Curri, humb jetën fëmija

Një fëmijë 11 vjeç humbi jetën pasi u përplas nga një makinë e cila është larguar nga vendi i ngjarjes. Aksidenti tragjik ndodhi në rrugën Bajram Curri-Shoshan. Sipas policisë lokale, viktima është një fëmijë i mitur F.P., vjeç 11, banues në fshatin Koçanaj.

Në të njëjtën njoftim thuhet se fëmija dyshohet të jetë aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.