TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët dhe pedagogët në Universitetin e Vlorës nuk ka shkuar fort mirë për kreun e qeverisë.
Kryeministri fillimisht u prit me protesta nga studentët, ndërkohë që një pjesë e madhe prej tyre braktisën takimin duke refuzuar që të dialogojnë me të.
Por dhe studentët të cilët ishin të pranishëm në sallë, nuk hezituan që ti drejtojnë pyetje nga më të ndryshme kryeministrit, duke filluar që nga pasuria, shtëpia në Surrel, ndërkohë që një prej tyre e akuzoi si mashtrues.
Kujtojmë se studentët e Universitetit të Vlorës i kanë bërë surprizën më të hidhur të këtyre kohëve kryeministrit Rama.
Pas protestës që bënë në oborrin e Universitetit, ata kanë marrë fjalën dhe kanë thënë se ky takim është farsë duke u larguar më pas nga salla.
Disa prej studentëve madje thonë se janë dhunuar fizikisht nga vetë kryeministri Rama, i cili e humbi për disa çaste durimin.