AKTUALITET, 19 Dhjetor 2018, 13:01

Rama i kthen studentit përgjigje për shtëpinë në Surrel: Kam punuar në emigracion

Rama i kthen studentit përgjigje për shtëpinë në

Pasi një student i “Universitetit të Vlorës” e ka pyetur kryeministrin për shtëpinë e tij në Surrel, se me çfarë parash e ka bërë, Rama i është përgjigjur menjëherë duke i thënë se dhe ai si të gjithë emigrantët ka punuar jashtë dhe ka kursyer ca para për të bërë shtëpinë.

“Shtëpia ime është e deklaruar në çdo detaj dhe taksat i ka të paguara të gjitha. Mos u bëj si Saliu. Me mua lufto sa të duash se vetëm shëndet të bëhet, por mos e tepro, për veten tënde, jo për mua. Do takohemi prapë bashkë, për mirë. Vetëm të lutem mos u bëj si Saliu”, u shpreh Rama.