AKTUALITET, 19 Dhjetor 2018, 13:25

Studentët vijojnë protestën: Nuk ka dialog!

Studentët e universiteteve publike vijojnë protestën, duke paralajmëruar se nuk tërhiqen deri në plotësimin e 8 pikave të kërkesës së tyre.

Studentët sot janë mbledhur tek Korpusi i Universitetit, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ndërkohë që vijojnë të përsërisin faktin se nuk ulen në dialog, pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Ndërkohë sot disa fakultete publike në Tiranë dolën në një përfundim se protestat do të ndërpriten ditën e premte, për të vijuar sërish në Janar.