TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partizani ka zhgënjyer edhe këtë javë, teksa nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Lushnjës së dorëzuar tashmë, pasi ka rënë prej javësh në Kategorinë e Parë. Të kuqtë humbën mundësinë e fundit për t’u afruar në zonën europiane, sepse pas humbjeve me Kukësin dhe Skënderbeun, dështojnë aty ku nuk lejohej dhe shohin Luftëtarin t’i largohet me 4 pikë diferencë.
Trajneri Ilir Gjyla mori një përgjigje mjaft pozitive nga emrat e rinj, të cilëve u besoi në këtë takim, ndërsa Dalipi kuptoi arsyen pse shumë teknikë kanë dështuar në drejtimin e Partizanit. Për statistikë, golat u shënuan nga Pepa në minutën e 69-të, me 11-metërsh, ndërsa për Partizanin barazoi Batha në minutën e 89-të.
Luftëtari mund 2-1 Flamurtarin. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e parë, teksa portieri Adis Nurkovic, në tentativë për të larguar topin, e përplasi te një nga shokët e skuadrës dhe u kthye pas në drejtim të portës së boshatisur. Abazaj e kishte të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Në minutën e 33-të ishte Abazaj ai që realizoi golin e dytë, këtë herë duke ekzekutuar një goditje dënimi. Fillimi i pjesës së dytë është më i mirë për Flamurtarin që gjen golin e parë në minutën e 53-të me Nedeljkoviç.