TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me Asamblenë e PS, e cila u mbajt paraditen e sotme.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Paloka shkruan se prisnim që Rama të reflektonte pas kthimit nga Gjermania, por e mbylli javën duke sulmuar për dy orë opozitën.
Paloka thekson se Rama ka vënë Tahirin para Shqipërisë, pasi sipas tij “Arsyeja kuptohet dhe eshte e thjeshte madje e thene dhe me gojen e Tahirit: Parate e droges nuk jane vetem ne xhepat e Tahirit por edhe ne ata te Rames”.
“Mbasi harxhoi gjithe javen duke share dhe sulmuar politikanet gjermane, pastaj duke akuzuar e ofenduar muslimanet shqiptare si ekstremiste qe mund te shperthejne, Edi Rama e mbylli javen duke sulmuar sot per dy ore opoziten.
Kur te gjithe prisnin qe me kthimin nga Gjermania, Rama te hapte rruge e te lejonte arrestimin e Saimir Tahirit per t’i hapur keshtu rrugen Shqiperise per ne Europe, ai beri te kunderten. Rama tregoi se pranon te ndeshkohet Shqiperia, por kurre Tahiri. Arsyeja kuptohet dhe eshte e thjeshte madje e thene dhe me gojen e Tahirit: Parate e droges nuk jane vetem ne xhepat e Tahirit por edhe ne ata te Rames.”- shkruan Paloka në postimin e tij.