AKTUALITET, 28 Prill 2018, 18:11

FOTO+VIDEO/ Devijohet lumi për të gjetur armën e vrasjes në Kamzë

Policia e shtetit konfirmoi se vazhdojnë kërkimet për gjetjen e armës së krimit të 25 prillit në Kamzë ku dy grabitës vranë Agim Bucin dhe plagosën bashkëshorten e tij Meritën.

“Forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Renean dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë kërkimet me mjete speciale të kërkimit në lumin e Tërkuzit te “Ura e Zgafnorit” në Njësinë Administrative Zallherr.

Në vendin ku autori ka deklaruar se ka hedhur armën është devijuar lumi me fadroma dhe me motopompa po punohet për heqjen e ujit. Vendi ku dyshohet se autori ka hedhur armën është në afërsi të vendit ku u gjetën edhe provat e tjera materiale. Kërkimet do vijojnë përgjatë shtratit të lumit në zonën ku u gjetën provat e tjera materiale” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.