AKTUALITET, 28 Prill 2018, 19:00

Berisha: Pse nuk e urova Majlinda Bregun për detyrën e re

Berisha: Pse nuk e urova Majlinda Bregun për detyrën e re

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar sot në studion e ‘Kjo Javë’ në News 24, emërimin e Majlinda Bregut në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Berisha thotë se kjo ishte një zgjedhje e qeverisë, por shtoi ai nuk ndien asnjë lloj zemërthyerje për zgjedhjen e Bregut.

“Marrëdhëniet e mia me Majlinda Bregun, nuk e konsideroj unë që jam zemërthyer, ajo ka bërë zgjedhjen e vet. Unë ruaj respektin që kam pasur për ta në mënyrë të palëkundur. Vazhdoj të ruaj komunikimin. Duhet theksuar se kjo ishte një zgjedhje e qeverisë. Ajo nuk pati asnjë komunikim me opozitën në lidhje me këtë kandidim. Bregu bëri zgjedhjen e saj dhe unë e respektoj”, – u shpreh Berisha.