AKTUALITET, 28 Prill 2018, 16:41

Banorët e Verrisë sërish protestë kundër inceneratorëve, bllokojnë makinat e kompanisë ndërtuese

Banorët e Verrisë në Fier kanë protestuar sërish sot kundër ndërtimit të Inceneratorit të mbetjeve, për të cilin qeveria ka dhënë 28.3 milion euro nga taksat e shqiptarëve.

Për më shumë se një orë, banorët e prekur nga ndërtimi i këtij Inceneratori kanë bllokuar mjetet e kompanisë nënkontraktore që ka nisur të furnizojë objektin me material ndërtimi.

Në mbështetje të kësaj proteste ishte edhe kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi i cili dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe u garantoi mbështetje të plotë në këtë kauzë të drejtë.