TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Në Bundestag si skllav i krimit!” Kështu e titullon ish-kryeministri Sali Berisha një koment të gjatë të tij në Facebook për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Gjermani duke u ndalur te takimi me të zgjedhurit gjermanë në Bundestag. Berisha thotë se në takimin e tij në Bundestag, me “dy gënjeshtra të turpshme qe rrenacaku dymeterlik lëshoi pa u skuqur para parlamentareve gjermanë dhe ulërimat e njeriut të sfazuar, Edi Rama neveriti audiencën e nderuar sa asnjë vizitor tjetër ne tre dekadat e fundit”.
“Së pari, pasi kërkoi te falur per fushatën e ulet shpifëse me fjalor rrugaçi ordiner te tipit te luftes se ftohte, qe ai vet ndërmori dhe drejtoi me mediat e tij, horrat dhe prostitutat politike kunder kryetarit te Komitetit per Europen te Bundestagut z Krischbaum, e paraqiti ate jo vetem si veper te shypit te lire te pavarur prej tij por edhe si nje akt te papërgjegjshëm te njerëzve qe nuk duan integrimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian.
Me kete gënjeshtër te peshtire Rama veçse iu provoi atyre përfundimisht se ai ishte jo vetëm skenaristi i sulmeve te ndyra te stilit te luftes se ftohte por ishte njëkohësisht burrec, frikacak dhe i pakarakter.
Prandaj deklaraten e tij, deputetet e Bundestagut e hodhen poshte me perçmim dhe ia perplasen siç e meritonte te verteten ne fytyre. Ata i thane rrencit dymetrosh se ato ishin mediat e tij aq sa është i tij sugar Fuga, Ymer Kellira apo Alban Hakmarrja etj etj” – shkruan Berisha ndër të tjera.
Berisha shkruan se kulmi i diskreditimit dhe vetëdemaskimit i Edi Rames ne Bundestag, arriti me përgjigjen qe ai i dha si skllav i krimit pyetjes se e deputetëve gjermanë se pse ai nuk lejoi drejtësinë te arrestojë Saimir Tahirin per akuzat qe rendonin ndaj tij.
“Kësaj pyetje Rama iu pergjigj me megamashtrimin e turpshëm, te cilen nuk e kishte thene kurre me pare ai as dhe papagajtë e tij me te verber ne media. Rama deklaroi se Saimir Tahiri nuk ka asnje imunitet. Reagimi i deputeteve gjermane ishte i prere. Ata i hoqen masken Rames duke i thene se ai jo vetem nuk lejoi arrestimin e Tahirit por ndërmori sulme te hapura kunder prokuroreve te çështjes Tahiri.
Rama beri kete megamashtrim nderkohe qe mbare komuniteti nderkombetar denoi bllokimin e drejtësisë nga ana e tij ne rastin Tahiri. Ai e beri kete pohim pas deshtimit te përpjekjeve te tij diabolike per te zëvendësuar Llallen me Tahirin per te bertitur se eshte Llalla problemi kryesor dhe jo Tahiri viktima e Llalles. Mirepo kjo pergjigje e Edi Rames ne Bundestag ishte deshmia me flagrante dhe me e pakundërshtueshme qe bindi ligjvënësit dhe publikun gjerman se vet Edi Rama personalisht është skllav i dosjeve qe ka Tahiri per te dhe Olsin e tij” – shkruan Berisha.
Berisha shkruan se ishin këto qëndrime të Ramës që grupi parlamentar politik me i madh i Bundestagut dhe Europës vendosi 2 hapa që ndoshta nuk i ka marrë kurrë më parë
“1- Të refuzojë, në një akt tejet të rende dhe te paprecedent, ftesen e derguar dite me pare te Edi Rames per darken e shtruar per nder te tyre nga ai në China Club.
2- Te anuloje vizitën faktmbledhëse ne fillim te majit te delegacionit te Bundestagut te kryesuar nga kryetari i komisionit per Europen Gunter Krischbaum. Shtoj këtu se kjo do te ishte vizita e 12-te faktmbledhëse e deputeteve te Bundestagut ne vitet e fundit per integrimin e Shqipërisë ne BE” – shkruan Berisha.
Ai e mbyll se këto qëndrime janë në vetvete një apel për dinjitetin e çdo shqiptari, “qe te dënojë sjelljen staliniste të skllavit te krimit Edi Rama dhe te bëjmë gjithçka qe vendi te ece i sigurt ne rrugën e integrimit ne BE!”.