TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rrallëherë na ndodh ti shohim politikanët të bëjnë dedikime zemre, por sot Kryetarja e LSI- së Monika Kryemadhi ka një urim të veçantë për dikë të veçantë.
Nëna e saj sot ka ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte dedikimi special për të.
“Një buqetë me lule do të ishte rutinë, si ajo që bëhet gjithmonë me miqtë për ti uruar.
Buqetën e dashurisë që ti më ke dhuruar, lumin e mirësisë që solle tek unë dhe sakrificat e tua të panumërta për mua nuk mund ti mbledh në një buqetë me lule.
Ti heroina ime e heshtur, që më jep dorën në çdo moment, edhe sot që unë jam nënë, për ty nuk do mjaftonin lulet e të gjitha kopshteve të botës.
Të dua shumë mami im” – këto janë fjalët e ndjera që Kryemadhi shkruan për të ëmën.