BOTA, 19 Mars 2018, 08:18

Parregullsi dhe akuza, Putin fiton me lehtësi zgjedhjet presidenciale

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka fituar me lehtësi një mandat të ri gjashtëvjeçar presidencial në zgjedhjet e së dielës, në një kohë kur lidhjet e tij me Perëndimin janë armiqësuar.

Fitorja e Putin e zgjat kohën e tij në detyrë deri në vitin 2024, kur ai do të jetë 71 vjeç. Putin ka premtuar të përdorë mandatin e tij të ri për të forcuar mbrojtjen e Rusisë kundër Perëndimit dhe për të rritur standardet e jetesës. Ai e ka dominuar jetën politike në Rusi për 18 vitet e fundit.

 Partia e tij ka marrë një vlerësim të miratimit me rreth 80 për qind dhe kjo e ka bërë të padiskutueshme fitoren e tij. Asnjë nga shtatë kandidatët që garuan kundër nuk ishin në të vërtetë një kërcënim për të dhe kreu i opozitës, Alexei Navalny, nuk u lejua të garojë. Kritikët thonë se zyrtarët i kishin detyruar njerëzit të shkonin në votime për të siguruar që të mos kishte një pjesëmarrje të ulët.

Exit-pollet kanë treguar se Putin ka fituar 73.9 për qind të votave. Në projeksionin nga VTsIOM, sfiduesi nga Partia Komuniste, Pavel Grudinin, është në vendin e dytë me 11.2 për qind të votave. Vladimir Zhirinovsky, kreu i Partisë Liberal Demokrate, ka marrë 6.7 për qind të votave dhe personaliteti televiziv, Ksenia Sobchak, 2.5 për qind të votave.

Në Rusi ka rreth 111 milionë njerëz me të drejtë vote. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi pranoi se ka pasur disa parregullsi, por pritet ta deklarojnë rezultatin legjitim.

PARREGULLSITË

Video të publikuara tregojnë shkeljet që janë bërë gjatë procesit të votimit në Rusi, ndërkohë që Presidenti Putin ka fituar mandatin e katërt për të drejtuar vendin. Në Moskë, në zonën Lyubertsy, fletë të shkruara votimi janë hedhur fshehurazi në kuti nga një zyrtar i komisionit të zgjedhjeve.

Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë CCTV. Në një tjetër video nga Dagestan, një burrë po mbush kutinë e votimit me fletë votimi të përfunduara, ndërsa një zyrtare zgjedhore femër qëndron roje. Kjo ndodhi kur qendra e votimit numër 380 ishte pa njerëz. Në një tjetër qendër votimi, një grup meshkujsh kanë krijuar rrëmujë për të bllokuar vëzhguesit, ndërsa një tjetër mbushte një kuti me fletëvotimi të shkruara.

DËSHTIMI I BOJKOTIT

Thirrja për të bojkotuar këto zgjedhje, e cila u bë nga lideri karizmatik i opozitës, Alexei Navalny, nuk u materializua, pasi, sipas të dhënave, pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë rreth 60 për qind. Navalny ka shpallur më parë kandidaturën për të garuar, por nuk u lejua nga autoritetet pasi ai ka qenë më parë i dënuar, edhe pse për një dënim politik.

Autoritetet kanë shpenzuar shumë para për të nxitur votuesit të marrin pjesë në këto zgjedhje për t’i siguruar Presidentit në mandat të katërt të fortë gjashtëvjeçar. Duke hedhur votën në Moskë, Putin tha se ai do ta konsideronte një sukses çdo përqindje votash. “Programi, që unë propozoj për vendin, është ai i duhuri”, tha ai.

Dalin exit-poll e para për Vladimir Putin, ja si mbushen kutitë në rusi

UPDATE/ Udhëheqësi rus i tanishëm Vladimir Putin do të sigurojë një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet presidenciale ruse, sipas rezultateve të pjesshme të bëra publike nga komisioni zgjedhor.

Me 31 përqind të votave të numëruara, kryesisht në pjesën lindore të vendit, Vladimir Putin udhëheq me 73 përqind të votave, shumë më tepër se shumica e thjeshtë që nevojitet për të shmangur balotazhin.

Rusët votuan të dielën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, me presidentin e tanishëm Vladimir Putin që parashikoi të mundte shtatë kandidatët e tjerë në garë për të siguruar një mandat të katërt gjashtëvjeçar në Kremlin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë tha se pjesëmarrja ishte 51.9 për qind e gati 111 milionë rusëve.

Parregullsi ‘alarmuese’

Videot e publikuara së fundmi në mediat botërore kanë zbuluar se si bëhet vjedhje votash në mënyrë që Presidenti rus Vladimir Putin të vazhdojë të drejtojë vendin.

Në një qytezë në periferi të Moskës, Lyubersty, shihet një kuti e mbushur me vota të vendoset në dhomën e votimit gjatë ditës së zgjedhjeve, shkruan Daily Mail.

4A51912C00000578-5514853-image-a-217_1521392114081

Më vonë, një tjetër zyrtar vendos më shumë fletë votimi në një kuti, dhe të gjithë këto janë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Në një tjetër video nga qyteza e Dagestanit, një burrë shihet teksa mbush kutinë e votimit me fletë të plotësuara teksa një zyrtare femër e zgjedhjeve bën roje.

4A51913900000578-5514853-image-a-219_1521392138979

Këto raste ngrenë pyetjen në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve teksa Putin drejtohet i sigurtë për në mandatin e katërt në Kremlin.

Rusia voton mes presioneve, Putin i sigurt për mandatin e 4 si President, por ja pikëpyetja e vetme deri tani

Vladimir Putin dukej mëse i bindur kur po hidhte votën e tij në kuti, teksa sot vendi është në zgjedhje për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Rusisë.

Putin është i sigurt se do t’i fitojë zgjedhjet e së dielës, e për këtë nuk ka dyshime edhe mes votuesve.

putin votim rusi

Por megjithëse fitorja e Putinit nuk vihet aspak në dyshim, e vetmja pyetje që ngrihet është nëse votuesit do të dalin në numër të madh për t’i dhënë atij një mandat bindës për mandatin e katërt, pasi shumë rusë po përballen me presion të madh për ta bërë këtë.

Autoritetet ruse kanë shpenzuar fonde të mëdha për të siguruar se Putin do të marrë sot një mandat të fortë për gjashtë vitet e ardhshme në detyrë.

Duke hedhur votën e tij në Moskë, Putin tha se ai do ta konsideronte çdo përqindje të votave, një sukses.

“Programi që unë propozoj për vendin është e drejta,” tha ai.

Vëzhguesit e zgjedhjeve raportuan parregullsi në qendrat e votimit në të gjithë Rusinë, megjithëse autoritetet zyrtare zgjedhore kishin urdhra për të siguruar votimin e lirë dhe të drejtë pasi shkeljet e parregullsitë dëmtuan zgjedhjet e fundit të Putinit në vitin 2012.

Në atë kohë Putin u përball me një lëvizje të rëndë opozitare, por që atëherë ai ka rritur popullaritetin e tij falë veprimeve ruse në Ukrainë dhe Siri, raporton “Daily Mail”.

Tani, ai përballet me shtatë sfidues, por asnjëri nuk përbën kërcënim serioz për sundimin e tij.

4A4F058B00000578-5514853-image-a-22_15213619214334A4F051F00000578-5514853-image-a-16_15213614985564A4EFA7E00000578-0-image-a-8_15213610970974A4F132200000578-0-image-m-7_15213610912914A4EF44900000578-0-image-a-4_1521361076066

Rusia sot në zgjedhje, votohet për Presidentin. Putin kërkon mandatin e katërt

Rusia voton sot në zgjedhjet presidenciale, e Vladimir Putin kërkon mandatin e tij të katërt në këtë post. Qendrat e votimit janë hapur që në mëngjes dhe rezultatet e para pritet që të shpallen pasditen e së dielës.

putinVladimir Putin është udhëheqësi dominant i Rusisë që nga viti 1999, si President ose si Kryeministër. Ai po shpreson për një mandat 6-vjeçar dhe përballë ka 7 kandidatë të tjerë.

Por, opozitari kryesor i Putinit, Alexei Navalny, nuk është lejuar që të marrë pjesë në këto zgjedhje presidenciale për një dënim për mashtrim, për të cilin Navalny thotë se është i motivuar politikisht.