TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin Debati ne Channel One tha se opozita ka qenë e përçare që në zgjedhje dhe ende nuk ka një këndvështrim të përbashkët.
Për pyetjen se cili është skenari i opozitës për këtë të enjte në Parlament?
Kryemadhi: Gjuha e të gjithë përfaqësuesve të LSI që para zgjedhjeve ka qenë mjaft e ashpër. Nëse ne bënin një denoncim viktima bëhej i pandehur. Kjo gjuha vazhdoi pas zgjedhjeve, në gusht dhe tani se fundmi. Ngjarjet e fundit janë shume të renda. Nëse do të ishim një shtet normal do të kishte rëndë. Kjo është një gjë e rëndë pasi është akuzuar drejt për drejt ish-ministri i Brendshëm. Amerikanët i kanë thënë qartë Ramës: ose hiq Tahiri ose emri i tij do të dal në raporte ndërkombëtare. Do të ketë ngjarje të tjera të rëndësishme që do të vijnë së shpejti për të gjithë publikun. Aksioni opozitar është në hapet e para, akoma ka këndvështrime të ndryshme dhe ne mendojmë që të jemi alternativë. Njerëzit janë lodhur dhe janë skeptik se cili do të jetë pasardhësi i Ramës nëse rrëzohet Rama. Në PS ka shumë njerëz të mirë, që mund të qeverisë shumë mirë Shqipërinë.