LIFESTYLE, 9 Dhjetor 2017, 15:44

Parada e Rita Ora-s në New York

Parada e Rita Ora-s në New York

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ndërroi plot 4 veshje brenda një dite, gjatë qëndrimit të saj në New York.

Ajo ndodhej aty për një intervistë në studiot e AOL, pas fotografive me sportistin Conor McGregor, për të cilat, u kritikua që kish dalë me një mashkull të lidhur dhe baba i një fëmijë.

Rita u komentua shumë kur e quajti sportistin “Shoqëruesin e saj”, duke qenë se Conor është i lidhur me Dee Devlin prej 9 vjetësh dhe këtë vit mirëpritën fëmijën e parë.

Megjithatë këngëtarja shqiptare nuk dukej aspak e ndikuar nga kritikat, pasi u shfaq mahnitëse në të katër veshje që ndërroi brenda ditës dhe për këtë pranoi vetëm komente pozitive.

[gallery ids="34139,34138,34140,34141,34142,34137"]