E ëma e aktores së famshme, Matilda Makoçi, ish-bashkëshortes së Kryeministrit Edi Rama, ka rrëfyer disa detaje të veçanta nga jeta e saj në Report TV.
Mari Makoçi, ish-folëse në RTSH, ishte në një intervistë ndryshe në emisionin ‘Rreze Dielli’, ku i tregoi gjithë publikut shqiptar se jo vetëm një zë i dashur në radio, por është dhe një zonjë e vërtetë në kuzhinë.
Mari tregoi se gatimi është gjëja e parë që e preokupon dhe se mendon që një ditë para për të.
Më tej, ajo zbuloi pikën e saj më të dobët, që është pikërisht nipi Gregor. Ky i fundit është edhe personi që e pëlqen më shumë gatimin e Marit. “Nipi im i dashur, pika ime e dobët, Gregori, ma pëlqen më shumë gatimin. Më thotë për çdo gjë “të lumshin duart”.
Biseda e plotë
Mari Makoçi: (Duke gatuar) Është puna që të mos i iku lëngu. Të mbetet lëngu brenda.
Eneida Xhelili: Ja ku i kemi bizelet, gati. Të kulluara. Që të mos kemi lëng. Ndërkohë, do të më thoni të vërtetën zonja Mari, kush jua pëlqen më shumë dorën në familje?
Mari: Oh, mos, pika ime e dobët. Është nipi im i dashur, Gregori.
Xhelili: E përshëndesim Gregorin.
Mari: Por, Gregori, Gregori.
Xhelili: Mesa duket është i veçantë...
Mari: Është i veçantë për mua.
Xhelili: Çfarë gatuani për Gregorin?
Mari: Më thotë jaja “të lumshin duart” sa herë që ngrihet.
Zonja Tefta: Sa bukur!
Xhelili: Është mirënjohës, ë...?
Mari: Është shumë i mirë. Atë po thoshim dje me Matildën, që është i veçantë Gregori, shpirti i vogël. Është aq i vogël, shpirti i nënës.
Xhelili: E po nip është ai prapë, le të jetë 2 metra i gjysëm i gjatë, hahaha...
Mari: I vogli i nënës...
Xhelili: Ja na vjen mirë kur gjyshërit dhe nipërit kanë shkruarje.
Zonja Tefta: Eh!...