LIFESTYLE, 8 Dhjetor 2017, 15:16

3 mënyra për t’i dalluar vezët nëse janë nga pulat e sëmura

3 mënyra për t’i dalluar vezët nëse janë nga

Veza e shëndetshme, normalisht, vjen nga pula e shëndetshme!

Pula duhet të ketë vend të mjaftueshëm për të lëvizur, si edhe ajër të pastër.

Pulat e mbyllura në hapësirë të vogël, me siguri nuk do të japin vezë të cilësisë së njëjtë, si ato të cilat jetën e kalojnë në kushtet e sipërpërmendura.

Gjithmonë kini parasysh këto gjëra, për t’i dalluar vezët e mira dhe të shëndetshme:

Ngjyra e së verdhës së vezës:

Ngjyra ideale e së verdhës së vezës, duhet të jetë sa më afër të portokalltës!

Pra, më mirë shmangni vezët me të verdhë të shndritshme.

Trashësia e së verdhës së vezës:

Sa më e trashë të jetë, aq më mirë! Vezët e shëndetshme, janë më të trasha dhe plot përbërës ushqyes.

Trashësia dhe dendësia e lëvozhgës: Është e vështirë të vlerësohet lëvozhga vetëm në bazë të shikimit! Do të duhej të shqyrtoni dukjen e lëvozhgës dhe të konstatoni karakteristikat e saj. Vezët e shëndetshme do të keni lëvozhgë më të fortë dhe më të trashë!

Mos hezitoni të kontaktoni fermat lokale dhe të pyesni për kushtet, nën të cilat i mbajnë dhe i ushqejnë pulat.