Lëngu i limonit është i pasur me vlera ushqyese. Studime të ndryshme, kanë vërtetuar se lëngu i limonit është i mirë për diabetin, tensionin e lartë të gjakut, temperaturën, kapsllëkun, tretjen dhe shumë probleme të tjera me shëndetin. Ai është i mirë edhe për lëkurën dhe dhëmbët. Sipas Shoqatës Amerikane të Urologjisë, limonada ose lëngu i limonit ndihmon në heqjen e gurëve në veshka.
Këto 8 probleme me shëndetin mund të trajtohen më mirë me lëng limoni sesa me ilaçe.
- Rënia në peshë: Sipas studimeve të fundit, sasia e lartë e pektinës tek lëngu i limonit, ndihmon në rënien në peshë. Fibra gjithashtu është shumë e mirë për rënien në peshë.
- Probleme me lëkurën: Antioksiduesit tek lëngu i limonit, ndihmojnë për heqjen e akneve, puçrrave dhe rrudhave të moshës në fytyrë. Ata pastrojnë gjithashtu gjakun dhe rigjenerojnë lëkurën.
- Largon toksina nga trupi: Lëngu i limonit është gjithashtu një agjent i mirë detoksifikues, i cili ndihmon për largimin e substancave toksike në trup.
- Ndihmon në pastrimin e zorrëve: Limonët janë të pasur me fibër pektin, i cili stimulon lëvizjen e rregullt të zorrëve, duke i mbajtur të pastër.
- Balancon nivelin e pH-ës: Një gotë ujë të ngrohtë me limon në mëngjes, rikthen balancën e nivelit të pH-ës në trup.
- Ndihmon me tretjen: Lëngu i limonit përmirëson tretjen, duke stimuluar prodhimin e një lëngu që quhet “bile” i cili nxirret nga mëlçia dhe ruhet në fshikëzën e tëmthit.
- Parandalon rritjen e baktereve
- Inflamacion dhe dhimbje – Lëngu i limonit është i mirë gjithashtu për lehtësimin e dhimbjeve, sidomos në gjunjë. Të moshuarit duhet patjetër që ta konsumojnë këtë lëng që mos të kenë probleme me kockat.