TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pse aktorët, kanë folur shumë rrallë për jetën e tyre, një vit pasi mediat morën vesh për divorcin e tyre, Jolie zbulon detaje të reja për marrëdhënien e saj me Brat Pitt.
Në një intervistë, për mediat amerikane, ajo u shpreh se tentoi të zgjidhë problemet martesore, por fatkeqësisht përpjekjet e saj ishin të pa suksesshme.
Jolie erdhi deri tek ideja që të shkruajë skenarin dhe të xhirojë dramën “By The Sea”, në të cilën të dy ata do të kishin rolet kryesore.
Filmi kishte për temë çiftin, që ishte zhytur në probleme martesore.
“Mendova se kjo do të ishte rruga e mirë, që të vendosim komunikim më të mirë. Por, kjo kohë ishte e vështirë për ne, gjë e cila na shkaktoi probleme. Për neve ishte e vështirë vazhdimi i situatës, e cila nuk ka lidhje me filmin”, tha Angelina në intervistën për "People".
“Filmi nuk arriti të zgjidhë problemet tona”, ka zbuluar Jolie.