Sipas studimit të bërë nga Asociacioni Osteopatik Amerikan, dhimbja e qafës ishte e treta në listën e dhimbjeve më të shpeshta.
Edhe pse gjysma e të anketuarve pranuan se kanë dhimbje, ata thanë se nuk kërkojnë ndihmë profesionale.
- Flini me shall rreth qafës: Më shumë se 80% e nxehtësisë së trupit vjen nga kontraktimet muskulore. Kur kemi të ftohtë, muskujt tkurren që të prodhojnë nxehtësi. Qafa gjatë natës është e ekspozuar, sidomos kur mbuloheni me batanije. Nëse mbani shall, atëherë nuk do të ndjeni dhembje dhe do të ndiheni të relaksuar.
- Ushtrimet fizike: Në një studim të bërë në Dublin, është gjetur se njerëzit të cilët vuajnë nga dhimbjet e qafës, që bëjnë ushtrime të quajtura “pilates” ankohen më pak. Pra, edhe kjo mënyrë pakëson dhimbjet e qafës.
- Përdorni barëra sa më natyrale: Personat që vuajnë nga dhimbjet kronike, kanë nevojë të përdorin qetësues, kështu që ata duhet të kenë përbërje sa më natyrale. Rekomandohet edhe pirja e çajit të gjelbër.
- Bëni masazhe që zgjasin një orë: Njerëzit që vuajnë nga dhimbjet kronike të qafës, janë testuar dhe është vërejtur se ata ndihen më mirë, pasi kanë bërë një orë masazh sesa vetëm gjysmë ore.