LIFESTYLE, 8 Dhjetor 2017, 15:01

Maska me kos për të gjitha tipat e lëkurës

Maska me kos për të gjitha tipat e lëkurës

100 gramë kos përmban rreth 1 miligram zink, element që lufton inflamacionin, përshpejton krijimin e qelizave të reja dhe rregullon prodhimin e sebumit.

Kosi është i pasur me kalcium, mineral që epiderma jonë e përdor për të rinovuar qelizat dhe për të parandaluar dehidratimin.

Maska e mëposhtme është e përshtatshme për të gjitha tipat e lëkurës.

Përbërësit:

Gjashtë deri në shtatë petale të freskëta të një trëndafili

Dy lugë ujë trëndafili (organik nëse është e mundur),e përftoni duke zierë disa petale në një enë me ujë.

Një lugë çaji mjaltë

Një lugë gjelle kos

Përgatitja:

Vendosini petalet në një enë dhe shtypini. Shtoni mjaltin, kosin dhe ujin e trëndafilit. Aplikojeni direkt në lëkurë dhe mbajeni për 10 minuta.

Përveç kësaj maske të fytyrës, kosin natyral mund të aplikoni në fytyrën tuaj, duke e përhapur me mollëzat e gishtave me lëvizje rrethore. Kjo gjë ndihmon në hidratimin e lëkurës.