LIFESTYLE, 8 Dhjetor 2017, 21:43

Dua Lipa, yjet e quajnë "mbretëreshë"

Dua Lipa zuri vendin e parë si këngëtarja më e kërkuar në Britaninë e Madhe, sipas Spotify duke lënë pas emra të mëdhenj të muzikës botërore si, Beyonce, Rihanna, Taylor Swift, dhe Ariana Grande.

“New Rules” mori gjithashtu vendin e parë si kënga më e mirë e vitit 2017 nga revista TIME. Për dy arritjet këngëtarja shqiptare falënderoi të gjithë mbështetësit e saj.

Një ndër komentet e shumta ishte edhe i këngëtares së njohur Katy Perry, e cila e ka quajtur një mbretëreshë Duan.

“E paske mbytur mbretëreshë”, ka shkruar në koment ajo.

Përveç saj edhe një artist shumë i pëlqyer për publikun shqiptar, reperi Capital T ka lënë komentin e tij duke shkruar:

“Mbretëresha e re”.