AKTUALITET, 16 Janar 2019, 12:16

Pankarta e studentëve: Largoni policinë, Klement Balili nuk studion në Fakultetin Ekonomik!

Pankarta e studentëve: Largoni policinë, Klement Balili nuk studion

Ndërkohë që protesta vazhdon në të gjithë universitet e Shqipërisë.

Studentët kanë zgjedhur mënyrë të veçantë ku shprehin protestën dhe indinjatën e tyre ndaj qeverisë e cila vazhdon të mos realizojë kërkesat e tyre.

Në një foto që është shpërndarë në rrjete tregohet një pankartë pikante e studentëve të ekonomikut pas vetëdorëzimit të trafikantit të drogës Klement Balili.

Largoni policinë, Klement Balili nuk studion në FEUT”, shkruhet në pankartën e studentëve.