AKTUALITET, 16 Janar 2019, 09:48

Vazhdon protesta e studentëve, ja çfarë do të ndodhë sot

Edhe sot studentët vijojnë të jenë të ngujuar nëpër fakultete dhe vazhdojnë bojkotin e mësimit.

Studentët e Histori-Filologjisë kanë publikuar një axhendë për ditën e sotme:

-Grumbullimi në hollin e fakultetit nis në orën 8:00. Deri në orën 10:30, ata do të mbajnë fjalime dhe do të ngrenë pankartat e tyre me mesazhet.

-Në 10:30, të rinjtë do të shfaqin një dokumentar të quajtur “Bllokada”.

-Në 12:30, ata do të zhvillojnë një diskutim me lektorin Rigels Xhemolari, i cili ka bërë një studim mbi Ligjin e Arsimit të Lartë.

-Më pas, në orën 14:00, do të vijohet me aktivitet kulturore dhe argëtuese të sugjeruara nga vetë studentët.