TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, është marrë në pyetje në prokurorinë e Tiranës, në kuadër të hetimeve për kompaninë fantazmë DH Albania, e cila fitoi tenderin për rindërtimin e Unazës së Madhe, me dokumenta të falsifikuara.
Hetimet për këtë kompani nisën pas investigimit të emisionit "Të Paekspozuarit", ku u vërtetua se kompania kishte falsifikuar letrën e sekretarit të shtetit të Delaware, aktin e themelimit dhe bilancet.
Burimet thonë se Qëndro ka mohuar kategorikisht të këtë kryer shkelje. Ai ka qëndruar përreth 2 orë e 30 minuta në prokurori. Mësohet se në prokurori do të paraqiten edhe zyrtarët e OST.
Në krye të hetimeve për këtë aferë është drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Kompania DH Albania, arriti të fitojë dy tenderë me vlerë totale 30 milionë euro, me dokumenta të falsifikuara. Hetimet po fokusohen tek falsifikimi i dokumentave dhe shkelja e barazisë në tendera.
Kryeministri Edi Rama, është shprehur se falsifikime të tilla kanë ndodhur në të gjithë botën, por se i rëndësishëm është reagimi i shtetit. Megjithatë, një investigim i "Zërit të Amerikës", ka nxjerr në pah se administrata shtetërore e ka ndihmuar kompaninë DH për të fituar tenderët. Konkretisht, "Zëri i Amerikës", ka zbuluar se kompania ka aplikuar për licensën e ndërtimit në zbatim, pa qenë e regjistruar më parë në QKB.
Një investigim i BIRN, ka zbuluar disa prova që ngrejnë dyshime se pas DH Albania qëndron "Gener2", kompania e oligarkut Bashkim Ulaj.
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/12/06/ekskluzive-zbulohet-skandali-kompania-qe-fitoi-tenderin-e-unazes-se-re-falsifikoi-letren-e-sekretarit-te-shtetit-te-delaware-te-shba-se/
http://www.tpz.al/2018/12/17/dokumenti-dhe-njerezit-pas-dh-albania-nxjerrin-zbuluar-kompanine-e-bashkim-ulajt/
http://www.tpz.al/2019/01/09/unaza-e-re-dh-albania-u-favorizua-nga-institucionet/