AKTUALITET, 16 Janar 2019, 09:58

Përplasje tek ekonomiku, bllokohet hyrja e fakultetit

Mëngjesin e sotëm ka pasur përplasje tek hyrja e Fakultetit të Ekonomikut.

Ndërsa studentët vazhdojnë bojkotin e mësimit dhe një pjesë e tyre janë ngujuar disa ditë brenda ambienteve universitare, mëngjesi i sotëm ka kaluar me tensione.

Mësohet se administrata është nxjerrë jashtë. Për momentin është qetësuar situata. Hyrja, siç mund ta shihni në foto, është bllokuar me karrige e tavolina nga studentët.