TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta e studentëve vijon në të gjithë universitet e Shqipërisë. Me qindra studentë janë ngujuar nëpër fakultete dhe vazhdojnë të kërkojnë realizimin e plotë të kërkesave të tyre.
Ndërkohë Dekani i Fakulteti Juridik Artan Hoxha, shantazhon studentët për të dalë nga ngujimi. Ai ka thirrur disa prej tyre në zyrë dhe një pjesë e bisedës është riregjistruar nga studentët.
“Ju keni marrë peng shkollën. Jeni studentë të juridikut. Ju keni pasurinë e shkollës atje. Keni gjithë dokumentacionin. Po t'ju ndodhë gjë (dokumentave) ku do shkoni ju? ju keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj gjithë këtij procesi”
Presioni nuk ka mbaruar më kaq.
Disa studentëve të tjerë që kanë mbështetje tek të gjitha grupimet, Artan Hoxha u ka thënë “mbylleni me kaq, se nuk dihet si shkojnë punët.”
[playlist type="video" ids="198198"]