AKTUALITET, 16 Janar 2019, 11:39

DENONCIMI/ Studentët: Dje jemi provokuar! Të plotësohen kërkesat tona

DENONCIMI/ Studentët: Dje jemi provokuar! Të plotësohen

Studentët e Juridikut vijojnë t’u qëndrojnë pikave të tyre, ndërsa kanë denoncuar një rast, që sipas tyre anëtarët e forumit rinor të Partisë Socialiste i kanë provokuar gjatë ditë së djeshme, teksa mblodhën firmat e disa studentëve për të vijuar procesin mësimor.

Një student i Juridikut deklaroi për News 24, se qëndresa e tyre do të jetë deri në plotësimin e kushteve siç i kanë kërkuar ata dhe jo siç do t’i plotësojë shefi i qeverisë.

Gjithashtu studenti i intervistuar u shpreh se presin që të kenë mbështetjen e pedagogëve dhe kjo do të përcillet përmes një deklarate në orët e mëvonshme.

“Dje patën një provokacion të forumit të PS, të cilët morën nismën për një peticion për të mbledhur firmat për të nisur mësimin.

Për këtë arsye ne e cilësuam një provokacion. Kemi patur kontakte me pedagogët, presim një deklaratë të tyre, e cila do të jetë pa diskutim pro nesh.

Siç është deklaruar edhe në ditët më përpara, ngujimi ynë do të vijojë deri në plotësimin e 9 pikave ashtu siç duam ne të plotësohen dhe jo siç duan ata”, tha ai./BW