AKTUALITET, 6 Gusht 2019, 09:39

Pamjet të rënda, makina përplas foshnjën dhe babain teksa po kalonin vijat e bardha

Pamjet të rënda, makina përplas foshnjën dhe babain teksa po


Një aksident i frikshëm ka ndodhur së fundmi në Budva, ku një grua shihet teksa përplas me veturë një burrë dhe beben e tij.

Mediat malazeze kanë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë ku shihet se si një grua nga Rusia me makinën e saj, përplas dhe shkel mbi një burrë dhe mbi beben e tij në një vendkalim për këmbësorët në Budva.

Foshnja një vjeçare për fat të mirë i ka mbijetuar përplasjes, ndërsa vazhdon mjekimi i babait të foshnjës.

Mësohet se pala e dëmtuar ishin turistë nga Holanda. Shtetasja ruse tashmë është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë.