AKTUALITET, 30 Prill 2019, 20:37

Pamje të rënda nga Venezuela/ Autoblindat e ushtrisë shtypin protestuesit kundër Maduros (VIDEO)

Pamje të rënda nga Venezuela/ Autoblindat e ushtrisë shtypin
Mediat ndërkombëtare po transmetojnë pamje të rënda të asaj që është duke ndodhur në Venezuelë. Forcat qeveritare të presidentit Maduro po shtypin me automjete të blinduara protestuesit.  Prej muajsh qytetarët e Venezuelës janë në protesta pa pushim në mbështetje të kandidatit për President Guaido ndërkohë që Maduro po përdor të gjitha mjetet e dhunshme, forcën policore dhe ushtarake kundër qytetarëve që kanë mbushur rrugët. Më herët gjatë ditës kandidati për President, Guidao i bëri thirrje ushtrisë për grusht shteti në mënyrë që Maduro të rrëzohet nga pushteti. Shihni pamjet më poshtë.