AKTUALITET, 30 Prill 2019, 18:18

Kapen rreth 100 kg drogë në autobusin Sarandë-Athinë, arrestohet shoferi 34 vjeçar. Çfarë sekuestroi tjetër policia greke

Kapen rreth 100 kg drogë në autobusin Sarandë-Athinë,


Një sasi prej 97 kg kanabis është sekuestruar nga policia greke në linjën e autobusit Sarandë-Athinë

Në pranga ka përfunduar një 34 vjeçar shqiptar, drejtuesi i mjetit të transportit të udhëtarëve.

Mediat greke shkruajnë se autobusi ishte duke qarkulluar në autostradën Kakavijë- Ioanninon, kur është ndalur për kontroll në Kalpaki. Policia ka gjetur në pjesën e bagazhit dy çanta udhëtimi ku ndodheshin 16 pako me kanabisin e papërpunuar.

Pesha totale e drogës ishte 97 kg dhe 750 gram.

Pas arrestimit, shqiptarit i janë sekuestruar edhe 955 euro, dy dollarë amerikanë, ndërsa është sekuestruar edhe autobusi. Materialet në ngarkim të shqiptarit janë dërguar pranë prokurorit të Janinës.