AKTUALITET, 30 Prill 2019, 20:33

“Të mos vazhdojë retorika në buzë të greminës”, Presidenti Meta paralajmëron klasën politike

“Të mos vazhdojë retorika në buzë të


Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon nga klasa politike që të mos vazhdojë retorikën, pasi vendi mund të rrëshqasë në një krizë të pamenduar.

“Mendoj që takimet janë të rëndësishme dhe të domosdoshme dhe të gjithë të reflektojnë për të mos vazhduar në retorikat e të fortit atje në tehun e buzës së greminës sepse këmba mund të rrëshqasë edhe jashtë vullnetit për të përfunduar në një krizë të pamenduar.

Mungesa e dialogut pa dyshim që do të akumulojë një hendek që do të çojë në kriza. Pa dyshim një problem serioz është mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe problemet e mëdha në sistemim gjyqësor”, tha Meta në një intervistë për “Ora”.

“Nuk e dinë çfarë presin më shumë kur sistemi i rregullave të lojës dhe bashkëjetesës demokratike është tronditur rëndë. Në rast se nuk e shohim përpara humnerën, nuk bëjmë gjë tjetër vetëm se përsërisim gabimet që i kushtojnë vendit”, shtoi kreu i Shtetit.