AKTUALITET, 30 Prill 2019, 18:16

Historia e trishtë e 50-vjeçarit Zhupa që vdiq në burgun e Bënçës, u arrestua për vetëm 14 gram kanabis

Historia e trishtë e 50-vjeçarit Zhupa që vdiq në burgun e


Sot në burgun e Bënçës në Tepelenë, ndërroi jetë i burgosur Artur Zhupa. 50-vjeçari prej disa vitesh vuante dënimin, pasi ishte arrestuar për transport kanabisi.

Artur Zhupa u arrestua më 20 gusht 2016, në fshatin Humelicë të Gjirokastrës, pasi në mjetin e tij, u gjet një sasi e vogël prej 14 gramësh lëndë narkotike.

“Më datë 20.08.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Artur Zhupa, vjeç 48, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në fshatin Humelicë, nga kontrolli në mjetin tip “Hyndai” ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 13.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva”, njoftonte policia në atë kohë.

Por edhe pse ai ishte arrestuar për vetëm 14 gram kanabis, ai kishte pothuaj se tre vite që po vuante dënimin e tij. Ai ndërroi jetë sot në spital dhe dyshohet se  pësoi një atak kardiak.