AKTUALITET, 30 Prill 2019, 18:02

Deklarata epike e ministrit Çuçi: Vaji i palmës s’është i dëmshëm, përdoret në Europë. Njeriu vdes nga gjalpi i lopës

Deklarata epike e ministrit Çuçi: Vaji i palmës


Një deklaratë të tillë do e kishit zili ta dëgjonit kudo ku të jeni. S’është e çuditshme, as rastësore, as e habitshme, është thjesht epike!

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, përgjegjës për sigurinë ushqimore dhe produktet që konsumojnë qytetarët deklaron se vaji i palmës nuk është një produkt i dëmshëm, dhe s’duhet të cilësohet si cianur.

Në studion e Top Talk, Çuçi tha:

“Përdorimi i vajit të palmës nuk është i paligjshëm. Mund të bësh analizën e bulmetit dhe nëse të del me 30% me vaj palme dhe kur nuk është shënuar, atëherë këtu kemi të bëjmë me shkelje. Atëherë do më kritikosh se përse nuk e kam bërë punën unë si ministër. Po luani me shëndetin e njerëzve. Ore pi gjithë ditën, nuk të bën keq .Vaj palmës nuk është cianur. Vaji i palmës përdoret në Europë dhe nuk të bën keq. Po të hash gjalpë nga lopët zvicerane, vdes se është yndyrë e rëndë”.

Cfarë është vaji i palmës?

Vaji i palmës është një nga produktet ushqimore që në gjendje oksidimi mund të kërcënojë funksionet fiziologjike dhe biokimike të trupit. Rreziqet e vajit të palmës të oksiduar përfshijnë organotoksicitetin e zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive si dhe dëmtim të organeve riprodhuese të cilat çojnë deri në sëmundjen e kanceri. Vaji i palmës është një nga produktet që tretet me më shumë vështirësi nga organizmi. Por ministri thotë se kjo është e pavërtetë dhe se mund të pini gjithë ditën vaj palme.

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/858049897866810/