AKTUALITET, 30 Prill 2019, 18:52

“Edi Rama po na kthen 20 vite pas”, Basha: Këto janë standarde afrikane

“Edi Rama po na kthen 20 vite pas”, Basha: Këto janë


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me të disa të rinj të në Farkë, në njësinë administrative nr. 12.

Duke komentuar punimet e Samitit të Berlinit, Basha u shpreh se ishte e qartë që Shqipërisë nuk do i hapen negociatat. Sipas tij, me Edi Ramën nuk ka integrim.

“Me Edi Ramën nuk ka integrim në Evropë. Nuk mund të ketë hapje negociatash. Me këto standarde nuk mund të ishte as në Këshillin e Evropës. Këto janë standarde afrikane. Samiti i Berlinit është i qartë për të gjithë autokratët e Ballkanit, por edhe për njeriun më të korruptuar, Edi Rama, i cili sot synon të na kthejë 10 vite mbrapa duke na kthyer vizat.

Fatkeqësisht edhe në këtë qershor, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat sepse edhe në fushën e ekonomisë, edhe në fushën e shtetit të së drejtës, ka hapa mbrapa”, tha ndër të tjera Basha.

Më tej ai u shpreh: “Këtu nuk ka punë përgjysmë, ose bëhet ose nuk bëhet fare. Unë e di që ju jeni njerëz qytetarë dhe familjarë. Këto janë 6 vite të vështira për Shqipërinë, për rininë, për fëmijët, për arsimin, për shëndetësinë. Ja ku jemi sot, një ditë e veçantë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane. Se sa e drejtë dhe vendimtare është rruga që kemi ndjekur. Për një qeveri të vërtetë që e lidh fatin e vetë me njerëzit, për një drejtësi me një standard dhe jo me dy. Ashtu siç kishim paralajmëruar nuk ka as zhvillim, as mirëqenie dhe as integrim. Nuk mund të ketë hapje negociatash për një vend ku zgjedhjet janë vjedhur dhe kriminelët nuk dënohen. Këto nuk janë standarde evropiane, por afrikane. Me më të korruptuarin, Edi Ramën, jo vetëm që nuk bën asnjë hap përpara drejt BE por po na kthen 10 vite pas”.