AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 14:21

Pamje dramatike, protestuesit shtrirë e ulur nga gazi lotsjellës

Pamje dramatike, protestuesit shtrirë e ulur nga gazi lotsjellës

Protestuesit e thirrur sot nga opozita për të protestuar kundër korrupsionit dhe për rrëzimin e qeverisë janë përballur me një situatë të rëndë për shkak të gazit lotsjellës.

Në videon e më poshtme është regjistruar momenti kur një prej protestuesve është i shtrirë për tokë pa ndjenja, teksa protestues të tjerë mundohen t’i japin ndihmë. Nga pamjet, personi i lënduar duke në gjendje të rëndë.

Ndërkohë jo më pak tronditëse është pamja e protestuesve të tjerë të ulur në bordurë me kokën ndër duar teksa fshijnë sytë për shkak të gazit lotsjellës.

Ndërsa një autoambulancë ka marrë një të ri që mbeti i lënduar për shkak të gazit lotsjellës.

Mësohet se i riu është lënduar në pjesën e këmbës.