AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 13:47

Garda i hedh gaz lotsjellës, shihni reagimin e protestuesit

Në një moment të protestës, një i ri ka hipur mbi skelën e vendosur para Kryeministrisë dhe me një dërrasë në dorë ka tentuar të thyejë një nga xhamat e katit të dytë të Kryeministrisë.

Por xhamat i kanë rezistuar goditjeve dhe nuk janë thyer.

Në të njëjtën kohë nga sipër, efektivët e Gardës kanë marrë gaz lotsjellës dhe ia kanë hedhur. Por protestuesi jo vetëm që nuk është trembur dhe nuk është larguar por ka bërë dhe një gjest me gisht.