AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 13:34

Vlonjati bën kafen në Bulevard: Do rri në protestë derisa të ikë Rama

Vlonjati bën kafen në Bulevard: Do rri në protestë derisa

Ka edhe protestues të tillë. Me çantë me vete, ushqime, kafe dhe një furnelë me gaz të vogël për t’i shërbyer vetes.

Një i moshuar nga Vlora është ulur këmbëkryq në mes të turmës në bulevardin Dëshmorët e Kombit” duke pirë një kafe të sapo bërë nga ai vetë me furnelën që kishte marrë me vete. Ai ka deklaruar se do të qëndrojë aty deri sa të ikë Kryeministri Edi Rama.

“Kam ardhur nga Vlora. Në çantë kam marrë ushqime e do rri në protestë derisa të ikë Rama”, tha burri nga Vlora./ BW