AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 13:55

PROTESTA/ Berisha apel Ramës: Dil në darkë e njofto dorëheqjen, ndryshe do shohësh tmerr

PROTESTA/ Berisha apel Ramës: Dil në darkë e njofto

Ndërkohë që në protestë vijojnë akoma tensionet, Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka ardhur me një thirrje ndaj Ramës duke i kërkuar atij të japë dorëheqjen deri në mbrëmjen e sotme.

Berisha mbështeti edhe njëherë idenë e tij se dhuna në protestë është pjesë e një plani të opozitës, ndërsa shton se do të qëndrojë në protestë së bashku me protestuesit.

Tiranët do të kenë atë fat sa herë që ta meritojnë, ndaj i them Ramës mos e harro këtë sepse duhet të jesh skllav i të gjitha veseve dhe krimeve të njërit që të mos japësh sot dorëheqjen para këtij tsunami të paparë. Dhuna ishte skenar kryekëput i Ramës, ishte skenarë sepse policia hoqi kordonin.

Kush i hodhi bombat me gaz? Policia i hodhi. Do rri këtu të ndaj fatin dhe kënaqësinë me këta njerëz që kanë ardhur nga gjithë vendi. Çadra ishte lule more, çfarë çadre, ishte lule, se ç’do ketë më mbrapa nga ky popull.

Ai do ikë si mbatharak, dhe nuk ka rrugë tjetër, Edi Rama ia mbathi për në Vlorë, a e patë ju. Se si do vazhdojë do bëhet shumë shpejt e qartë, vazhdim do jetë mjerues për Edi Ramën, prapë do ia mbathë, prapa do ta ndjekim, është e qartë. Për shqiptarët vota është shumë e rëndësishme”, tha Berisha.