AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 13:53

Edi Rama mbyll anti-mitingun, i shqetësuar thellë vetëm për kërpudhën e kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur anti-mitingun në Vlorë dhe ka nisur komentet në rrjete sociale për protestën. Rama duket shumë i shqetësuar për kërpudhën e kryeministrisë, të cilën protestuesit e kanë goditur. Rama e kishte rrethuar kërpudhën me skela. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai i kërkon falje artistit që ka ndërtuar kërpudhën, për këtë vandalizëm.

Ky reagim i kryeminsitrit është në fakt shumë domethënës. Ai nuk ka asnjë shqetësim për arsyet që e kanë sjellë këtë turmë të madhe të revoltuar,  poshtë zyrës së tij. Në mendjn e Ramës, e rëndësishme është të mos preken objektet e rëndësisë "së veçantë", si kërpudha apo streha.

Ndërkohë dhjetëra mijëra qytetarë vijojnë të protestojnë. Opozita ka shpallur si objektiv final, largimin e Ramës dhe krijimin e një qeveria tranzitore.

/TPZ.AL/