AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 13:59

FOTO/ Policia e Garda 2 orë goditje me gaz lotsjellës protestuesve, qytetarët nuk ikin

Efektivët e Gardës vazhdojnë të hedhin gaz lotsjellës mbi protestuesit para Kryeministrisë.

Siç duket edhe nga kjo foto gardistët hedhin gaz helmues ndaj protestuesve, por ata nuk largohen.

Dhjetëra protestues janë helmuar dhe u ka rënë të fikët nga lënda helmuese që hodhi Garda në drejtim të tyre.

Image

Të paktën 6 persona janë dërguar me ambulancë për në spital.

Ata kanë kryesisht probleme asfiksie nga gazi lotsjellës, por edhe goditja me sende të tjera.

Dy autoambulanca kanë hyrë mes turmës për të marrë të plagosurit.

Image