AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 13:40

PROTESTA/ Gazmend Bardhi thirrje urgjente Lleshajt: Hiq provokatorët që na ke futur

PROTESTA/ Gazmend Bardhi thirrje urgjente Lleshajt: Hiq provokatorët

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që të ndal provokimet e policisë. Sipas tij mes turmës ka provokatorë të futur, të cilët po nxisin dhunën e qytetarëve.

Reagimi i Bardhit:

Sander Lleshaj ndalo provokimin ndaj protestuesve paqësor sipas urdhrave të Kryehajdutit Edi Rama.

Urdhëro Policinë e Shtetit të zbatoje ligjin dhe të garantojë mbarëvajtjen e protestës, duke larguar provokatorët që ke futur mes nesh!

Ndërkohë Lleshaj pak minuta më parë reagonte në rrjetet sociale:

Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë.

Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë.

Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!