TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas tensioneve në protestën e opozitës para kryeministrisë. Përmes një postimi në twitter kërkohet nga palët të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe përçarjen e mëtejshme.
"Delegacioni i Bashkimit Europian u bën thirrje palëve të tregojnë përmbajtje.
E drejta e qytetarëve për të shprehur veten përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. – thuhet në një reagim të delegacionit të BE në Twitter.
“Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe përçarje të mëtejshme.” Përmbyllet reagimi i delegacionit të BE.