AKTUALITET, 23 Tetor 2018, 14:39

Paloka-Ramës: Çfarë bëje në prill me Dakon dhe Fugën në Monte Carlo

Nënkryetari i PD, deputeti Edi Paloka i ka drejtuar një pyetje kryeministrit Edi Rama. Për të shpjeguar se pse Rama nuk e shet Vangjush Dakon, Paloka shkruan se ai si shumë të tjerë kryejnë punët e pista për Ramën dhe janë ndërlidhësit kryesorë të tij me krimin dhe milionat e parave.

Ndërsa pyetja e Palokës është se çfarë bënin në prill të këtij viti, Edi Rama, Vangjush Dako dhe Endri Fuga në Monte Carlo në takimin e miliarderëve.

STATUSI I PALOKËS

Dikush me pyeti se pse Rama nuk e shet dhe Gjushin siç bën me të tjerët kur i cenohet interesi i tij.

Arsyeja kryesore është se Gjushi, Tahiri, Balla, Ahmetaj, Gjiknuri e ca të tjerë, janë personazhet që kanë kryer dhe kryejnë punët e pista për Ramën. Ata janë jo vetëm ndërlidhësit kryesorë të Ramës me krimin po dhe me milionat e parave. E për më tepër, për shkak të kësaj lidhjeje, ata mbajnë të gjithë skelete të Ramës në sirtarët e tyre.

Po mbase ju a shpjegon shqiptarëve ky që ia nxjerr kokën Rama sa herë është në siklet, Fuga.

Pak kohë më parë ky komsomolasi “modern”, që administron tregun e mediave për shefin e tij, deklaronte se “të thuash që Ramës i pëlqejnë paratë dhe luksi është çmenduri”…?

Çfarë bënin në prill 2018 Edvin Rama, Vangjush Dako dhe Endri Fuga në aktivitetin vjetor të Yacht Club në Hotel Fairmont në MonteCarlo?

Me çfarë statusi ishin këta, në takimin vjetor të njërit prej klubeve private më ekskluzive të globit (anëtarët e të cilit janë milionere dhe miliarderë) në një nga hotelet e cilësuara si “ekstremisht luksoz” të një qyteti ekstremisht të shtrenjtë si Monte Carlo?

Mos nxitoni të bërtisni “shpifje” se ka edhe më…