AKTUALITET, 23 Tetor 2018, 14:14

Iu përmend emri për “Toyota Yaris”, Cyrbja: E sfidoj Bashën të përballet me mua në gjykatë

Iu përmend emri për “Toyota Yaris”, Cyrbja: E sfidoj

Pas deklaratës së kryedemokratit Basha se dy deputet të PS-së, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja janë të përfshirë në çështjen e “Toyota Yaris”, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

Përmes një postimi në “Facebook” Çyrbja sfidon Bashën që të përballet me të në gjykatë me prova dhe fakte.

Statusi i plotë:

Zgjohet e pa larë sytë mendon shpifjen e radhës.

E meqë zgjohet vonë, nuk i del koha as të jetë kreativ nga shpifja në shpifje!

Unë nuk kam më pse të duroj baltën e Lulzim Bashës.

Menjëherë padi për humbës që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike.

E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua dhe kolegët e min në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim! TPZ.AL