TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas deklaratës së Lulzim Bashës se dy deputetë të Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja janë të përfshirë në çështjen e “Toyota yaris”.
Manja është përgjigjur përmes një postimi në “Facebook” ku shkruan se me kënaqësi do i bashkohet kolegut Balla në rrugën e gjyqit ndaj Bashës, të cilit i drejtohet me fjalët djalë i llastuar dhe qafir.
“Me shumë kënaqësi, së bashku me kolegun do t’i bashkangjitemi Taulantit në rrugen drejt gjyqit me Lulzimin, ku do t’i kërkojmë këtij djali të llastuar dhe qafir, një sasi të hollash për shpifje për shkak të detyrës!” Shkruan Manja
“Por një gjë s’rri dot pa i’a thënë Lulzimit: Kur të të vijë dita të japësh llogarinë tënde para një prokurori, më ke në dispozicion për asistencë kundër tharjes së gurrmazit. Si prokuror i hershëm që jam , u’a kam lag fytin shumë bilbilave si puna jote kur u ka ardh siraja për t’i ulur në karrigen e hetimit”.
“Në aferën Toyota Yaris janë të përfshrië edhe dy deputetë të tjerë të PS, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja.” U shpreh Basha pas daljes nga Prokuroria e Tiranës. TPZ.AL